“Po jetoj dhe jetën e saj”/ Albana Osmani mban emrin e motrës së ndjerë – AlpeGossip
“Po jetoj dhe jetën e saj”/ Albana Osmani mban emrin e motrës së ndjerë

“Po jetoj dhe jetën e saj”/ Albana Osmani mban emrin e motrës së ndjerë

Moderatorja Albana Osmani ka rrëfyer për herë të parë një episod të dhimbshëm nga jeta e saj. Ajo ka treguar për revistën “Who” se fëmija i parë i familjes e ka pasur emrin Albana, por fatkeqësisht nuk jetoi më shumë se 3 muaj.

Pra Albana ka emrin e motrës së ndjerë dhe bashkë me emrin, i duket se po jeton edhe jetën e saj:

“Fëmija e parë i familjes sime quhej Albana gjithashtu. Ajo nuk jetoi më shumë se 3 muaj, iku në qiell. Gjithmonë kam ndjerë dhe besuar se shtuar jetës sime kam dhe jetën e saj”.

Moderatorja rrëfen për revistën “Who” se edhe lindja e saj ka qenë e vështirë, madje ka pasur një moment që mjekët kanë kujtuar se ajo ishte pa ndjenja kur lindi:

“Unë kam lindur duke qeshur dhe jo duke qarë. Mbase ngaqë mjeket menduan se isha pa ndjenja kur erdha në jetë, pasi qe lindje e vështirë. Më pas nuk po përmendesha, deri sa belbëzova një buzëqeshje. Deri në atë moment mjekët menduan se nuk isha gjallë. Ende edhe sot qesh me doktorët!”