Marina ishte në klipin e famshëm të Eli Farës dhe ne e kuptuam pas 21 vitesh (FOTO) – AlpeGossip
Marina ishte në klipin e famshëm të Eli Farës dhe ne e kuptuam pas 21 vitesh (FOTO)

Marina ishte në klipin e famshëm të Eli Farës dhe ne e kuptuam pas 21 vitesh (FOTO)

Është një nga këngëtaret që i ka rezistuar prej vitesh tregut të muzikës shqiptare, pavarësisht ndryshimeve të kohës. Eli Fara mbetet shumë e dashur për publikun dhe në shumë raste këngët e saj janë kthyer në hite pa kohë.

Kohët e fundit edhe vajza e saj Marina ka tërhequr vëmendjen nëpër rrjetet sociale me pamjen apo stilin e saj.Ndonëse Marina është bërë e njohur vitet e fundit për publikun, duket se askush nuk e paska ditur që dikur ajo ka qenë pjesë e videoklipeve të nënës. Në një foto të publikuar së fundmi në Instagram, Eli ka zbuluar se Marina ka qenë pjesë e klipit të këngës së saj të njohur, “Ç’u këput ra një yll”, e publikuar në vitin 1997.

 

Eli Fara publikoi një foto të shkëputur nga xhirimet e këngës, në të cilën shfaqet edhe vajza e saj duke prekur lulet. “Rritu çup’e vogël me nazet e s’ëmës”, shkruan këngëtarja në foto.