DUHET TË VISHENI ME TË BARDHA? Ja çfarë mbathjesh duhet të përdorni që të dukeni bukur – AlpeGossip
DUHET TË VISHENI ME TË BARDHA? Ja çfarë mbathjesh duhet të përdorni që të dukeni bukur

DUHET TË VISHENI ME TË BARDHA? Ja çfarë mbathjesh duhet të përdorni që të dukeni bukur

Veshjet ngjyrë të bardhë, janë perfekte gjatë verës. Të japin ndjesinë e pastërtisë, freskisë dhe kombinohet perfekt me ngjyrën e trupit pas plazhit. Për çfarë mendohemi sa herë e veshim këtë ngjyrë?

Për të brendshmet që na përshtaten më shumë! Me rroba të bardha mund të dukemi një mrekulli, por mjafton një gabim për t’ja hequr hijëshinë. Të brendshmet e zeza apo në ngjyra të forta, sigurisht që nuk janë një opsion, por çfarë duhet të përjashtoni tjetër si mundësi janë të brendshmet në ngjyrë të bardhë.

Ok, me një llogjikë të thjeshtë, e bardha s’mund të stonojë me të bardhën, por ja që të brendshmet e bardha bëhen edhe më të dukshme kur visheni me po atë ngjyrë!

Kështu, nuk janë një opsion! Gjithçka ju duhet janë një palë të brendshme ngjyrë mishi, ose siç i njohim tjetër “nude”. Kjo ngjyrë bëhet një me atë të lëkurës dhe veshja juaj do të ngjajë ashtu siç e kishit imagjinuar në mendjen tuaj.