HERA E FUNDIT QË DO JENË NË “PËR’PUTHEN”/ Tea dhe Andi tregojnë në program mesazhet me njëri-tjetrin në telefon (VIDEO) – AlpeGossip
HERA E FUNDIT QË DO JENË NË “PËR’PUTHEN”/ Tea dhe Andi tregojnë në program mesazhet me njëri-tjetrin në telefon (VIDEO)

HERA E FUNDIT QË DO JENË NË “PËR’PUTHEN”/ Tea dhe Andi tregojnë në program mesazhet me njëri-tjetrin në telefon (VIDEO)

Sonte, Tea dhe Andi ishin për herë të fundit në “Për’puthen”, duke treguar se dëshirojnë të njihen më mirë jashtë, pa presionin e publikut, kamerave, konkurrentëve të tjerë e opinionistëve.

Megjithëse ende s’kemi parë një puthje mes tyre në ekran, ata treguan se nuk preferojnë të tregojnë kaq shumë intimitet përpara publikut dhe duket se s’do të na plotësohet asnjëherë kjo dëshirë.

Pasditen e sotme ata iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme nga fansat në rrjete sociale, ku njëri prej tyre i kërkonte të tregonin bisedën e fundit me njëri-tjetrin në Whatsapp.

Andi tregoi se e ka shënuar emrin e Teas “Nusja”, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe biseda e tyre flet për planet e të ardhmes, më saktë emrin e djalit që do të bëjnë së bashku.

Sot, Andi u “përplas” edhe me konkurrentin e ri të quajtur gjithashtu Andi, i cili që në fillim shprehu pëlqimin e tij për Tean dhe u shpreh se do të luftojë për të.