Kemi edhe gjashtë javë të fuqishme dimri që na presin, por kemi vendosur ta shohim gotën gjysmë plot dhe të emocionohemi për trendet e reja të makeup-it që na presin në pranverë.
1. Sy smokey në lejla
Nuancat e ngjyrës lejla janë kthyer fuqishëm këtë sezon, por na besoni kur ju themi se nëse eksperimentoni me një sy smokey në ngjyrë lejla do nxirrni më të mirën e mundshme nga kjo ngjyrë.
2. Highlighter në ngjyrë bronxi
‘Roza e artë’ është ngjyra e këtij viti që mund ta përdorni në mollëza dhe zonën e syve dhe do dukeni sikur keni dalë nga perëndimi i diellit.
3. Buzë të errëta
Me rritjen e temperaturave, tundohemi t’i lemë mënjanë ngjyrat e errëta, por këtë sezon zgjedhim pigmente të forta, ngjyrë kumbulle dhe qershie në mat.
4. Blu metalike
Bluja mbretërore dhe xixat bashkë përbëjnë kombinimin më të bukur, një rikthim i përkyer i viteve ’80. Thjesht përpiquni të mbani neutrale pjesën tjetër të grimit.
5. Faqe të kuqe
Faqet rozë do të zëvendësojnë konturet e theksuara dhe fondatinat super-mat. Aplikoni rouge-in në faqe, majën e hundës dhe mbi buzë dhe vendosni sipër pak highlighter.
6. Sy maceje
Edhe pse syri i maces vazhdon të jetë në modë, këtë herë do të rikthehet me më shumë forma. Kjo pranverë peneli do të rikthehet me kënde të mprehta dhe tonalitete mat.