Rita Ora nuk është e vetmja prezantuese në evetin e muzikës botërore/ Një tjetër këngëtare shqiptare do t’i bashkohet (FOTO) – AlpeGossip
Rita Ora nuk është e vetmja prezantuese në evetin e muzikës botërore/  Një tjetër këngëtare shqiptare do t’i bashkohet (FOTO)

Rita Ora nuk është e vetmja prezantuese në evetin e muzikës botërore/ Një tjetër këngëtare shqiptare do t’i bashkohet (FOTO)

Dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare dhe më në zë të momentin, Rita Ora dhe Bebe Rexha këtë here do vijnë ndryshe.

Bebe dhe Rita ditën e dielë do të jenë në rolin e dy prezantueseve në një nga eventet më të mëdha të muzikës botërore, “Video Music Awards 2018”. Të dyja vajzatë do të jenë në drejtimin e koncertit “VMA Kickoff” në New York.

Këtë informacion na e ka dhënë vetë Rita Ora (emri i të cilës ishte konfrimuar më parë si prezantuese e këtij eventi) me nje postim në rrjetin e saj “Instagram” ku shkruan:

“New York!! Zemra ime, Bebe dhe unë do të drejtojmë koncertin e “VMA Kickoff” këtë të diele. Do të jetë një natë e egër dhe po përgatisim surpriza për ju.” – është shprehur ajo.

Përpos krenarisë që na japin vajzat shqiptare për arritjet e tyre, jemi të bindur që ky koncert do të shkëlqej më shumë se kurrë duke qenë se si Rita ashtu edhe Bebe janë mjaft karizmatike në skenë.

Ne po shpresojmë se nuk do të kenë harruar të na përshëndesin me ndonjë detaj interesnt edhe neve, si psh gjestin tipik te shqiponjës me duar. Mezi po presim!