BOTOZ, EDHE PËR SHPATULLAT? Po, TikTok ju tregon si dhe pse – AlpeGossip
BOTOZ, EDHE PËR SHPATULLAT? Po, TikTok ju tregon si dhe pse

BOTOZ, EDHE PËR SHPATULLAT? Po, TikTok ju tregon si dhe pse

Nuk ka më asgjë për t’u habitur. Një trend i ri Botox-i, i cili është favorizuar sidomos nga nuset e ardhshme, po fiton popullaritet në Irlandë. Konsiderohet si një trajtim që redukton linjat e qafës dhe shpatullave, ndaj edhe kjo ndërhyrje estetike është bërë virale sidomos në TikTok.

Njihet si “Traptox” dhe i referohet injektimit të Botox-it në muskulin trapezius, që synon të sigurojë një pamje më elegante dhe më të konturuar në pjesën e sipërme të qafës dhe shpatullave.

Trajtimi ka qenë i përdorshëm në Azi për të paktën një dekadë, por është bërë i njohur në Evropë dhe SHBA muajt e fundit, me videot e TikTok-ut, që regjistruan më shumë se 3.8 milionë shikime. Kim Kardashian pretendohet se ka kryer një trajtim të tillë, pasi në serinë e fundit të “The Kardashians”, tha se nuk mund të përdorte muskujt e qafës për të kënduar, sepse gjysma e tyre “ishin të ngrira”.