“DJE ISHA ME TA, SOT MË DUKET KAPRIÇO”/ Rezarta shkurta ka dy fjalë për protestën e studentëve (FOTO) – AlpeGossip
“DJE ISHA ME TA, SOT MË DUKET KAPRIÇO”/ Rezarta shkurta ka dy fjalë për protestën e studentëve (FOTO)

“DJE ISHA ME TA, SOT MË DUKET KAPRIÇO”/ Rezarta shkurta ka dy fjalë për protestën e studentëve (FOTO)

Sigurisht që e gjithë atmosfera e protestës së studentëve ka bërë që edhe një pjesë e mirë e personazheve publikë të sensibilizohen me ta dhe të japin mesazhet e tyre mbështëse nëpërmjet Instagramit.

Rezarta Shkurta ka vendosur sot të mos mbështesë por të japi mendimin e saj rreth situatës aktuale. Në një rrëfim në Instastory, ajo tregon se pasi ka dëgjuar me vëmendje kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, ajo mendon se studentët duhet të dialogojnë në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen sa më shpejtë.

Ndër të tjera Rezarta sqaron se ajo nuk ka asnje bindje partiake, ky mendim vjen si konstatim i të dyja anëve të medaljes. Me siguri kanë qenë të shumtë studentët që do i kenë shkruar në mesazhe në Instagram duke qenë se për momentin ata janë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj situate dhe vazhdojnë të mos pranojnë dialog me kryeministrin Rama.