ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Tayna dhe Ledri ngacmojnë njëri-tjetrin me komente (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Tayna dhe Ledri  ngacmojnë njëri-tjetrin me komente (FOTO)

ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Tayna dhe Ledri ngacmojnë njëri-tjetrin me komente (FOTO)

Reperja e famshme shqiptare Tayna ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të. Dhe mes fotove me kurorën si mbretëreshë ajo ka postuar dhe video e foto me një fustan ngjyrë kaf  të shkurtër plot shkëlqim duke uruar veten për ditëlindje.

Mirëpo mes urimeve të shumta që mori mbi këto postime, në sy ra komenti i reperit Ledri Vula që nuk kishte lidhje me ditëlindjen.

“A je?” ka komentuar reperi mbi videon e Tayna-n, ndërkohë që kjo e fundit i përgjigjet “Kallxom”. Megjithëse kjo duket si një kod mes tyre dhe ngacmim, burime pranë “Iconstyle.al” bëjnë me dije se dyshja e njohur e repit shqiptar janë duke punuar për një bashkëpunim, që pritet të dalë së shpejti.

Me gjasa dhe fjalët ‘e koduara’ mes tyre kanë të bëjnë me titullin e këngës së re që mezi po e presim.