Gjatë intervistës tek ‘My Next Guest Needs No Introduction’ me David Letterman, Jay Z ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta e tij familjare. Përveçse tregoi si e ka përjetuar momentin kur mori vesh që e ëma është lezbike, ai ndau me publikun historinë më të veçantë që ruante me të bijën.
“Ndihem mirënjohës çdo ditë të jetës sime. Zgjohem në mëngjes, shoh rreth e rrotull, shikoj që ata janë të shëndetshëm dhe jam i lumtur.”- tregoi ai.
Baba i 3 fëmijëve, reperi kujtoi një nga momentet që do ta mbajë mend gjatë me vajzën e madhe të dyshes, Blue Ivy.
“Unë dhe ajo flasim shumë. Mbaj mend që një ditë po më bënte një mal me pyetje dhe unë thjesht i thashë të futej në makinë se do të bëheshin vonë për shkollë. Nuk më tha asgjë. Teksa ecnim, dëgjova zërin e saj të hollë që më tha: Babi, s’më pëlqeu aspak si më fole. Më lëndove ndjenjat!”- tregoi ai.
“E pashë dhe i thashë thjesht që kjo është gjëja më e bukur që më ke thënë ndonjëherë.”
Jay buzëqeshte teksa thoshte që ajo ishte fansja e tij më e madhe dhe se 6-vjeçarja nuk e dinte që me sjelljen e saj të pafajshme e bënte reperin më të lumturin në botë!
Burimi: UsWeekly