PËRFUNDON NË SPITAL/ Ja çfarë ka ndodhur me Getinjon, reperi poston FOTON: Ditë… – AlpeGossip
PËRFUNDON NË SPITAL/ Ja çfarë ka ndodhur me Getinjon, reperi poston FOTON: Ditë…

PËRFUNDON NË SPITAL/ Ja çfarë ka ndodhur me Getinjon, reperi poston FOTON: Ditë…

Nuk e dimë ç’ka ndodhur, por reperi shumë i dashur për publikun shqipar, Getinjo, ka përfunduar në spital.

Ai ka merakosur të gjithë ndjekësit pasi ka publikuar në InstaStory një foto nga shtrati i spitalit, ku shihet duke bërë serum.

Reperi i hitit “Sexy” s’ka sqaruar asgjë më shumë për ndjekësit, ndërsa shkrimi i vetëm që i ka vendosur fotos është “Ditë sëmundjeje”.

Në fakt, mendja na shkon menjëherë tek Covid-19, megjithatë shpresojmë që reperi të mos ketë asgjë kurioze dhe të na tregojë sa më parë për çfarë bëhet fjalë.

Disa orë më parë. Getinjo mori vëmendjen me një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku bënte rep freestyle.

Gjatë videos, ai dukej në gjendje të mirë shëndetësore, teksa mori komplimentat e pafundme të ndjekësve dhe miqve të tij.

“Sot vet ja vnojm qelsin 🔑 #bars“- shkruante ai krahas videos.

Disa javë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”. Menjëherë pas publikimit, kënga u kthye në hit që nisi të dëgjohej kudo nga shqiptarët dhe deri tani, kënga i ka kaluar 8.6 milion klikime në Youtube.

Të shumtë janë ata që i kanë mbështetur djemtë në rrjete sociale, duke ndarë pjesë të këngës së tyre në instagram. Getinjo dhe Mozzik kanë ripostuar videot e fansave në llogaritë e tyre, mirëpo një video e ripostuar nga Getinjo na habiti të gjithëve.

Njërën prej video të një modeleje bukuroshe zeshkane, reperi e ka shoqëruar me mbishkrimin e madh “zemra jem”.

Vajza në fjalë quhet Rina dhe është shqiptare e Kosovës, teksa pyetjet rreth tyre u ngritën menjëherë nga fansat.

I ftuar në “Shiko kush luan”, reperi ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien e tyre. Gjatës një loje Getinjo u vendos përballë pyetjes se cila është e vërteta e lajmeve për një dashuri të re mes tij dhe zeshkanes seksi. Getinjo plot sportivitet zbuloi se mes tyre nuk ekziston një lidhje dashurie, por janë vetëm miq. Megjithatë, ai shtoi se shumë shpejt ajo do jetë pjesë e muzikës.

“Do bësh të njëjtën gjë si vëllai yt?”- e ngacmoi Luana. Por, jo! “Vetëm shokë”.- këmbënguli reperi.