“DO MARTOHEM…”/ Morena Taraku i bën lëmsh të gjithë me deklaratën e saj (FOTOT) – AlpeGossip
“DO MARTOHEM…”/ Morena Taraku i bën lëmsh të gjithë me deklaratën e saj (FOTOT)

“DO MARTOHEM…”/ Morena Taraku i bën lëmsh të gjithë me deklaratën e saj (FOTOT)

Morena Taraku është një nga vajzat më të përfolura në showbiz sa i përket jetës së saj private. Në mediat rozë është diskutuar shpesh për jetën e saj luksoze dhe për një lidhje dashurie që nuk u zbulua kurrë. Prej muajsh në media përflitet se Morena është në lidhje me një mashkull misterioz, i cili i dërgon këngëtares shpeshherë dhurata. Taraku publikon shpesh në InstaStory foto të buqetave gjigante me trëndafila që merr nga një person, por asnjëherë nuk e ka zbuluar se kush është ai që e surprizon.

Madje duket se ajo nuk do e zbulojë kurrë cili është njeriu i saj i zemrës dhe çfarë po ndodh realisht në jetën e saj private. Së fundmi, Morena ka bërë një postim në Instagram dhe ju ka punuar një rreng ndjekësve të saj.

Ajo shkruan fillimisht se shumë shpejt do të martohet dhe se është e lumtur me marrëdhënien e saj. Më pas Morena zbulon se kjo nuk është e vërtetë, sepse është një postim që e ka marrë nga dikush tjetër për të bërë një lojë me fansat, që sipas saj fusin hundët kudo.

“Më në fund vendosa të flasë për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt. Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti. Edhe pse mund të dukem e nxituar, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim. Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju  që fusni hundët kudo do e lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, shkruan ajo dhe më pas ka publikuar sërish foto të një buqete me lule.