“U MUNDËN” NGA EMOCIONET/ Këto VIP-a u përlotën live për prindërit dhe “pengjet”: Nga Rozana Radi tek… – AlpeGossip
“U MUNDËN” NGA EMOCIONET/ Këto VIP-a u përlotën live për prindërit dhe “pengjet”: Nga Rozana Radi tek…

“U MUNDËN” NGA EMOCIONET/ Këto VIP-a u përlotën live për prindërit dhe “pengjet”: Nga Rozana Radi tek…

Të flasësh për prindërit gjithnjë është mjaft emocionuese për vetë rëndësinë që ato kanë në jetën e fëmijëve.

Sakrificat, puna e palodhshme në edukim dhe gjithë dashuria e dhuruar e bëjnë kaq të vështirë të flasësh për to sidomos edhe kur janë ndarë nga jeta.

Shpeshherë ndodh që edhe vipat të munden nga emocionet e të përloten në emisione teksa flasin për to apo për pengjet që u kanë ngeluar me prindërit.

AlpeNews.al ju prezanton me rastet kur vipat janë emocionuar teksa flitet për prindërit e tyre:

Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur u përlot gjatë një interviste teksa fliste për nënën e saj dhe sëmundjen që përjetonte.

Arilena Ara

“Nuk kam folur kurrë por dua ta them sepse për mua është aq sa e shenjtë aq edhe dua ta dijë e gjithë bota. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm”- tha Arilena dhe shpërtheu në lot gjatë emisionit “Xing Me Ermalin”.

Lindita Theodori

Teksa ishte  e ftuar në emisionin Rudina dhe po tregonte pë jetën e saj, Lindita u përlot kur kujtoi se nëna e saj ndërroi jetë disa ditë para fejesës. Ky ishte një nga pengjet më të mëdha të saj.

Maya 

E ftuar gjithashtu në emisionin Rudina, Maya u përlot teksa fliste për pengun e saj më të madh ku prindërit nuk mund të gëzonin lajmin e shtatzanisë me të.

“Më vjen keq që ata nuk e dinë, që nuk munda t’i gëzoja. Doktori më tha ata e dinë përpara se ti. Është edhe diçka e çuditshme që ky fëmijë vjen në dhjetor dhe unë atë muaj humbur babain dhe vëllain. Zoti me një dorë të hedh, me një dorë të pret”, tha Maja e përlotur.

Përgatiti: AlpeNews.al