”PUNËTORË KA, POR…”/ Ingriti Gjoni flet për planet për fëmijë të dytë – AlpeGossip
”PUNËTORË KA, POR…”/ Ingriti Gjoni flet për planet për fëmijë të dytë

”PUNËTORË KA, POR…”/ Ingriti Gjoni flet për planet për fëmijë të dytë

Ingrit Gjoni është jo vetëm një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku, ndër më të komentuarat në media, por edhe ndër të paktat që flet gjithnjë e drejtpërdrejtë. Edhe sot e ftuar në “E diell”, Ingriti nuk iu shmang aspak pyetjeve duke u përgjigjur e sinqertë. E pyetur nëse ka plan të bëjë një fëmijë të dytë, Ingriti u shpreh se nuk është ende gati pasi fëmija është përgjegjësi.

“Kur ke fëmijë, e heq këtë fustanin me xixa që e ke veshur gjithë qejf, edhe i futesh punës për të bërë makaronat. Është përgjegjësi shumë e madhe fëmija”, u shpreh Ingriti.

“A ke dikë me të cilin po punon për të bërë fëmijën e dytë?”, e pyeti Ervin Kurti.

“Punëtorë ka gjithmonë, por nuk e kemi vendosur, nuk jemi gati”, u përgjigj Ingriti mes batutave e të qeshurave.