“NUK E IMAGJINOJ QË KY ÇIFT…”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen: U zhgënjeva, Tea shkon më shumë me… – AlpeGossip
“NUK E IMAGJINOJ QË KY ÇIFT…”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen: U zhgënjeva, Tea shkon më shumë me…

“NUK E IMAGJINOJ QË KY ÇIFT…”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen: U zhgënjeva, Tea shkon më shumë me…

Një ndër ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit në Për’puthen është mundësia e krijimit të çiftit të parë. Andi dhe Tea kanë lëshuar “deklaratat e para” që mund t’i konkretizojnë si çift. Të dy ndihen komod me njëri-tjetrin dhe kanë lëshuar deklarata të ëmbla.Ish-konkurrente e sezonit të kaluar komentojnë ngjarjet e këtij viti. A janë “xheloze” për bujën e krijuar këtë vit dhe me kë nga djemtë do të dilnin nga ata që janë konkurrentë?Ish-konkurrentja Margaret Shllaku, tha se është zhgënjyer nga zgjedhja e Teas, pasi kjo e fundit do të shkonte më shumë me dy djem të tjerë Arbrin ose Ervisin “Locon”.

“Në fakt unë jam deri diku e zhgënjyer nga Tea, sepse kam pritur që ta shikoj me një djalë tjetër, me Locon ose Arbrin. Nuk mendoj se Andi është në fazën që mund të dashurohet me të. Është një djalë që mund të dashurohen vajzat adoleshente, jo Tea që është më e pjekur. Loco dinte të merrte më shumë emocion nga Tea, jo për publikun, por për ata të dy. Nuk e imagjinoj që ky çift do vazhdojë shumë gjatë jashtë ekranit. Nuk është se e gjykoj vetëm televizive, nuk besoj se është e tillë Tea pasi ka qenë veprim i nxituar, ose Andi ka ndryshuar. Ndikohesh nga publiku, por nuk më pëlqen ta besoj se Tea është ndikuar nga publiku”, tha ajo.