SULMOHET JORDYN WOODS/ Khloe Kardashian konfirmon tradhtinë e Tristian me shoqen e Kylie Jenner (FOTO) – AlpeGossip
SULMOHET JORDYN WOODS/ Khloe Kardashian konfirmon tradhtinë e Tristian me shoqen e Kylie Jenner (FOTO)

SULMOHET JORDYN WOODS/ Khloe Kardashian konfirmon tradhtinë e Tristian me shoqen e Kylie Jenner (FOTO)

Khloe Kardashian dhe shoqja e saj më e mirë, Malika Haqq, kanë konfirmuar skandalin tronditës të tradhtisë së Tristan Thompson me Jordyn Woods.

Të martën në mbrëmje, ato kanë komentuar për t’u kthyer përgjigje lajmeve në lidhje me tradhtinë.

Malika citonte Chris Brown kur shkruante se “Këto ku*va nuk janë besnike” duke iu drejtuar Jordyn, ndërsa Khloe la një koment me emoji të një personi që bërtet dhe ulërin me të madhe, poshtë deklaratës së burimit që fliste për tradhtinë.

Të martën në mëngjes Tristan shkroi në Twitter se lajmet ishin të rreme, por pastaj fshiu shpejt postimin.

Festa ku thuhet se Jordyn po puthej me Tristan ishte në shtëpinë e Tristanit në LA dhe modelja qëndroi aty deri në 7 të mëngjesit.

Telefonat iu konfiskuan të gjithëve dhe në atë moment mbërriti Jordyn Woods, e cila qëndroi shumë pranë Tristian-it aq sa “nuk i mbanin duart larg njëri-tjetrit”.

Tristian thuhet se e ka konfirmuar tradhtinë, në një debat me Khloe-n, ndërsa ka mbyllur edhe komentet në fotot e tij të profilit.

Nga ana e saj Jordyn është sulmuar keq në Instagram nga fansa të Khloe-s dhe klanit Kardashian, të cilët i bëjnë thirrje Kylie Jenner-it që ta braktisë shoqen e vet pasi të njëjtën gjë mund t’i bëjë edhe partnerit të saj Travis.

Për momentin të gjitha motrat e Khloe-s e ndjekin Jordyn Woods në Instagram dhe kjo i bën edhe më pikante gjërat.

Çfarë do të bëjnë ato vallë?!!