“ISHTE NJË NJERI I TMERRSHËM”/ Aktorja bën deklaratën e rëndë ndaj dizajnuesit Karl Lagerfeld – AlpeGossip
“ISHTE NJË NJERI I TMERRSHËM”/ Aktorja bën deklaratën e rëndë ndaj dizajnuesit Karl Lagerfeld

“ISHTE NJË NJERI I TMERRSHËM”/ Aktorja bën deklaratën e rëndë ndaj dizajnuesit Karl Lagerfeld

Ndërsa të gjithë nderuan pas vdekjes dizajnuesin ikonë, Karl Lagerfeld, një aktore vendos të flasë hapur dhe hedh akuza të rënda në drejtim të tij.

Aktorja 32-vjeçare, Jameela Jamil, bën deklaratën e fortë, duke thënë se Karl i kishte fobi femrat e shëndetshme dhe ishte kundër fuqëzimit të gruas.

“Më vjen mirë që dikush e tha. Edhe pse është pak shpejt. Një person kundër femrave i pamëshirshëm, fobik nga të shëndetshmet, nuk duhet të postohet në të gjtihë internetin si një shenjtor që u largua shumë shpejt. Sigurisht i talentuar, por jo një njeri i mirë”, shkroi Jameela.

Aktorja kritikon dizajnuesin ikonë dhe insiston se nuk duhet të lartësohet figura e tij.

Ajo e bëri deklaratën e rëndë kur publikoi një artikull, ku kthehej në vëmendje deklarata e dizajnuesit të “Chanel” për Adele-n se, ishte shumë e shëndetshme, por kishte një fytyrë të bukur dhe një zë hyjnor.

Jameela tha se ai nuk kishte ndryshuar kurrë dhe nuk kishte kërkuar asnjëherë falje.