I BINDUR SE KA KTHIM/ Luizi bën kërkesë t’i japë biletën e tij Efit: Dua të marr konfirmim – AlpeGossip
I BINDUR SE KA KTHIM/ Luizi bën kërkesë t’i japë biletën e tij Efit: Dua të marr konfirmim

I BINDUR SE KA KTHIM/ Luizi bën kërkesë t’i japë biletën e tij Efit: Dua të marr konfirmim

Luiz Ejlli ka marrë një vendim të papritur për biletën e tij të fatit në “Big Brother VIP”. Këngëtari i njohur ka shprehur dëshirën që biletën t’ia dhurojë Efit, pasi kjo e fundit nuk e ka një të tillë.

I bindur se vetë do jetë deri në finale, Luizi i ka bërë një kërkesë Vëllait të Madh dhe do që të marrë konfirmimin. Këtë e ka komentuar edhe ditën e sotme me banorët, teksa shijonin rrezet e diellit jashtë në oborr.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë duhet se zben me ma sjellë konfirmimin ose do ta them nesër në prime.

Efi: Po hajt o burrë

Luizi: Nuk po ta ndjell se del nesër, për Zotin

Efi: Jo mo jo, s’po them për atë, nuk ka lidhje.

Këtë kërkesë, artisti e ka bërë gjatë ditës së djeshme dhe është shprehur i bindur se do jetë biletë kthimi. I pyetur nga Efi se pse beson kështu, ai tha ‘se ka pasur fat brenda BB VIP”.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të kaluar, Efi Dhedhes u shpreh se brenda “Big Brother VIP” e ka mik Luizin.