“ËSHTË KOMPLET TJETËR NJERI”/ Mevlan Shaba tregon gjithçka rreth debatit me Ronaldo Sharkën – AlpeGossip
“ËSHTË KOMPLET TJETËR NJERI”/ Mevlan Shaba tregon gjithçka rreth debatit me Ronaldo Sharkën

“ËSHTË KOMPLET TJETËR NJERI”/ Mevlan Shaba tregon gjithçka rreth debatit me Ronaldo Sharkën

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari dhe njëkohësisht edhe konkurrenti i Kepit të Vip-ave, Mevlan Shaba. Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me këtë format dhe gjithashtu është ndalur edhe tek debati që ai pati me ish-banorin e Big Brother VIP, Ronaldo Sharka.

“Ronaldo nga jashtë është komplet tjetër njeri. Ky është problemi dhe mua më vjen keq që janë shumë personazhe publikë që e kanë këtë problem. Gjithmonë përpara kamerave vendosin që të ofendojnë njerëzit duke i ulur që të ngrenë veten e tyre por kjo nuk mendoj që është një gjë e mirë nuk të sjell asgjë përveçse i humb pikë vetes tënde. E njëjta gjë ka qenë edhe përballja jonë, nuk mund ta quaj një zënkë shumë të madhe pra një debat momental. Duke qenë se Ronaldo gjithmonë kritikon ish-konkurrentët e “Për’Puthen” që çfarë ke bërë ti dhe çfarë nuk ke bërë ti, nuk je këngëtar.

Këto janë gjeste fëmijësh mendoj unë ose sjellje jo të matura. Nuk je jurist në radhë të parë, nuk je Alfred Kaçinari që të japësh vlerësime të tilla që je këngëtar apo nuk je. Çdo njeri ka ndoshta pak talent që mundohet ta shfrytëzojë dhe nuk të prish punë as ty. Ka shumë këngëtar shqiptarë që janë artistë prej vitesh dhe mua nuk më pëlqejnë këngët e tyre por nuk mund të shkoj t’i them që nuk je këngëtar”, tha Mevlani.