“KAM 20 VITE KOHË”/ Aktori i famshëm dëshiron të aktrojë deri në moshën 80-vjeçare – AlpeGossip
“KAM 20 VITE KOHË”/ Aktori i famshëm dëshiron të aktrojë deri në moshën 80-vjeçare

“KAM 20 VITE KOHË”/ Aktori i famshëm dëshiron të aktrojë deri në moshën 80-vjeçare

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të bëjë filma deri në moshën 80-vjeçare.

Këtë muaj do të dalë filmi më i ri i 61-vjeçarit, “Mission Impossible: Dead Reckoning”, dhe duket se nuk e ka në plan që të tërhiqet nga aktrimi.

Teksa të hënën Tom Cruise festoi ditëlindjen, tregoi gjithashtu se nuk kishte asnjë plan që të tërhiqej nga aktrimi.

“Pse? Sepse Harrison ende po prodhon filma të “Indiana Jones” në moshën 80-vjeçare dhe Tom mendon se ai është një legjendë. Ai i tha gazetës Sydney Morning Herald: Harrison Ford është një legjendë. Shpresoj që edhe unë të prodhoj filma në atë moshë, kam 20 vite kohë. Shpresoj të vazhdoj të bëj filma “Mission Impossibile” derisa të mbush moshën e tij”, tha ylli i kinematografisë.