Hueyda El Saied në gjyq me ish bashkëshortin: “Përkthen të gjitha intervistat e mia e mi përdor kundër” – AlpeGossip
Hueyda El Saied në gjyq me ish bashkëshortin: “Përkthen të gjitha intervistat e mia e mi përdor kundër”

Hueyda El Saied në gjyq me ish bashkëshortin: “Përkthen të gjitha intervistat e mia e mi përdor kundër”

Menjëherë sapo ka hyrë në studion e “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, Hueyda ka treguar se e ka shumë të vështirë të flasë hapur lidhur me ndonjë lidhje që ajo mund të jetë duke përjetuar momentalisht apo të flasë për “secrete” të këtij lloji sepse gjatë gjithë kohës monitorohet nga ish bashkëshorti dhe avokati i tij për t’i përdorur kundër në gjyq.

“Ish bashkëshorti im mësoi asnjë fjalë shqip për aq kohë sa ishim bashkë, tani që jemi ndarë ka nisur të përkthejë të gjitha intervistat” – ka treguar Hueyda e cila me ironi tregon se deri sa të mbyllet gjyqi ajo duhet të ketë rolin e “murgeshës”.

“Edhe kur postoj ndonjë foto me mikun tim Arian Konomin, ma përdorin kundër në gjyq” – ka treguar Hueyda duke i treguar Aulonës dhe Fatmës se sa të vështirë e ka në këtë periudhë të flasë për jetën e saj sentimentale.

“Do i kërkoja portaleve të flisnin mirë për ish bashkëshortin tim se i lexon të gjitha” – ka thënë ajo me shaka ndërkohë që ka treguar edhe një here se ndonëse u ndanë sepse ai e tradhëtoi, sërish ajo nuk do i flasë asnjëherë keq djalit të tyre Gabrielit për të atin.

Thumb 10 mars pjesa 3

Hueyda sapo zbriti ne Rinas erdhi me vrap ne Thumb per te na thene cfare te rejash nga nga jeta e saj private dhe karriera!Si e zbuloi tradhetine e ish-bashkeshorti, marredhenia me te birin, jeta jashte Shqiperise dhe shume, e shumeee te tjera i mesoni ne Thumb!

Posted by Blitz.al on Samstag, 10. März 2018