“VIZITA JONË E PARË NË BUTRINT”/ Rudina Magjistari na i kënaqi sytë me FOTON e së bijës – AlpeGossip
“VIZITA JONË E PARË NË BUTRINT”/ Rudina Magjistari na i kënaqi sytë me FOTON e së bijës

“VIZITA JONË E PARË NË BUTRINT”/ Rudina Magjistari na i kënaqi sytë me FOTON e së bijës

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private. Rrallëherë ajo publikon foto familjare në rrjete sociale, ku nga ana tjetër nuk mungojnë postimet rreth punës.

Sot Rudina ka vizituar për herë të parë Parkun Kombëtar të Butrintit së bashku me familjen. Ajo “e ka bërë zemrën gur” dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të vogëlushes së saj, Mia.

Moderatorja nuk e ka zbuluar portretin e së bijës, e cila shihet me flokë të kapura dhe e veshur me një fustan të bukur veror. “Vizita jonë e parë në Butrint”, ka shkruar Rudina krahas fotos.