E DINIT? Ja pse burrat tradhtojnë më shumë se gratë – AlpeGossip
E DINIT? Ja pse burrat tradhtojnë më shumë se gratë

E DINIT? Ja pse burrat tradhtojnë më shumë se gratë

Burrat tradhtojnë më shumë se femrat sepse kanë impulse seksuale më të forta, sipas një studimi të ri. Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se burrat kanë më shumë gjasa të jenë të pabesë sepse kanë më pak vetëkontroll, sipas studiuesve nga Universiteti i Teksasit në Austin.

Studiuesit kryen dy studime për të treguar se meshkujt kanë impulse seksuale më të forta se femrat. Studimi i parë i përbërë nga 70 burra dhe 148 gra u kërkoi pjesëmarrësve të përshkruanin një rast kur ata tërhiqeshin nga dikush që ishte “jashtë kufijve” të tyre.

Pastaj ata vlerësuan forcën e tërheqjes dhe dëshirës së tyre seksuale për atë person, si dhe përpjekjet e tyre për ta kontrolluar atë dëshirë duke iu përgjigjur pyetjeve si “unë u përpoqa t’i rezistoja dëshirës/impulsit” ose “sjellja ime tregonte qartë se po veproja sipas dëshirës/ impulsit.”

“Kur burrat reflektuan mbi sjelljen e tyre seksuale të kaluar, ata raportuan se kishin përjetuar impulse relativisht më të forta dhe se vepronin sipas atyre impulseve më shumë se gratë,” tha Natasha Tidwell, një nga autoret e studimit, në një deklaratë për shtyp.

Kur bëhej fjalë për vetëkontrollin, nuk kishte asnjë ndryshim të dukshëm midis burrave dhe grave. Paul Eastwick, bashkautori i studimit, tha se tradhtia ndodh më shpesh kur burrat nuk arrijnë të përdorin vetëkontrollin e tyre dhe në vend të kësaj u dorëzohen impulseve të tyre seksuale.

“Burrat kanë shumë vetëkontroll – po aq sa gratë,” tha në një deklaratë Paul Eastwick, bashkëautor i studimit. “Megjithatë, nëse meshkujt nuk arrijnë të përdorin vetëkontrollin, impulset e tyre seksuale mund të jenë mjaft të forta. Kjo është shpesh situata kur ndodh tradhtia.”

Në studimin e tyre të dytë, studiuesit përdorën një test të reagimit të shpejtë në 326 burra dhe 274 gra, në të cilin iu treguan foto të partnerëve të mundshëm romantikë dhe u pyetën nëse do të dëshironin apo jo të hynin në një marrëdhënie romantike me atë person, shkruan abcnews.al.