Krahas numrit të koncerteve apo sallave të mbushura plot me fansa që i këndojnë këngët bashkë me ty, sot fama dhe pesha si këngëtar matet edhe me numrin e klikimeve.
Edhe pse e vështirë ta pranojnë, janë të shumtë këngëtarët që kanë zgjedhur si praktikë pune rrugën e shkurtër, atë të blerjes së klikimeve tani një fenomen mjaft i përhapur. Një propozim i tillë i ka ardhur edhe reperit nga Kosova, Gent Fatalit.
Në postimin e bërë në instastorie, këngëtari ka treguar hapur ofertën që i është bërë të cilën ai e ka refuzuar.
Gent Fatali është një nga artistët që është mirëpritur që në fillim nga publiku. Hitet e tij përfshijnë këngë si “Na e dina” në bashkëpunim me Samanta Karavella, apo “Sa jena t’ri”, ndërsa kënga e tij më e fundit është “Zemër e Thyme” që numëron thuajse 1 milionë klikime në YouTube.






![‘Fytyrën e bukur dhe belin e hollë, e thirri Oriola Marashi’: Thanë se ishte Varrosi, por u gabuan, ja kush është personi që i këndoi vërtet modeles [FOTO/VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/1111111111111111111111111111111111111111111-400x196.jpg)







