ASKUSH SE KISHTE MENDUAR/ Njerëzve të moshuar i jepen ilaçe për diabetin edhe pse nuk kanë nevojë – AlpeGossip
ASKUSH SE KISHTE MENDUAR/ Njerëzve të moshuar i jepen ilaçe për diabetin edhe pse nuk kanë nevojë

ASKUSH SE KISHTE MENDUAR/ Njerëzve të moshuar i jepen ilaçe për diabetin edhe pse nuk kanë nevojë

Njerëzve të moshuar i jepen medikamente për diabetin, ndonëse nuk kanë nevojë, falë një skeme stimulimi që shpërblen kompaninë për përgatitjen e pilulave, paralajmërojnë ekspertët.

Kjo ‘mbingarkesë’ i shkakton sklerozën, demencën, si dhe probleme me ekuilibrin, thonë specialistët e diabetit.

Ata thanë se problemi daton para 15 vitesh në një skemë të paraqitur nga qeveria e Punës për të paguar mjekët që të rrisin trajtimin.

Autorët thanë se programi i “pagesës sipas rezultateve” la shumë të moshuar të rrezikuar ndaj efekteve anësore, shkruan Gazeta Farmaceutike.

Njerëzit e diagnostikuar me diabetin e tipit 2, e cila lidhet me obezitetin dhe dietën e varfër ushqimore, pothuajse janë dyfishuar brenda 11 viteve.

Sipas statistikave, në vitin 2008 u diagnostikuan 1.9 milionë njerëz me diabet, ndërsa sot numërohen 3.7 milionë të sëmurë me diabet.