Një grua ka humbur jetën në spital 3 javë pasi u godit me një filxhan nga një pacient tjetër, me të cilin ndante dhomën. Pacienti e goditi me arsyen e moshuara gërhiste.
Eileen Bunting ishte paciente në spitalin Hull Royal Infirmary dhe pritej të dilte nga spitali.
64-vjeçarja ishte drejt rimëkëmbjes kur u sulmua nga pacienti që qëndronte i shtruar në të njëjtën dhomë me të sepse nuk e duronte kur gërhiste.
Djali i saj Mark Bunting tha se ishte sulm i paramenduar, që e la Eileen me 14 qepje në kokë.
Pacienti kishte lidhur dorezat e dyerve të dhomës me çarçaf për të ndaluar personat e tjerë të hynin brenda dhe i gjuajti gruas me filxhan në kokë.