Ne të gjithë kemi një shenjë horoskopi dhe një hartë astrologjike që lidhet me datën tonë të lindjes, dhe shumë njerëz e kalojnë çdo ditë të tyre, me lajme mbi horoskopin dhe studimin e ‘tipareve të njohura’ të shenjës së tyre.
Por a kontrollohen veprimet dhe emocionet tona nga shenja jonë, dhe a janë ato në thelb të pashmangshme në mënyrën si ne veprojmë dhe u përgjigjemi situatave?
Sipas “The Mirror”, shenjat e horoskopit mund të tregojnë potencialisht nëse ju (ose dikush që njihni) ka të ngjarë të bëheni një vrasës serial.
Ndërsa kriminologët kanë studiuar për vite me radhë lidhket e vrasësve serialë me tiparet e tyre të personalitetit, gjithmonë është e dokumentuar mirë që ata kanë tendencë të kenë shumë tipare të përbashkëta me njëri tjetrin. Një nga tiparet më interesante të përbashkëta është se shumica e vrasësve serialë janë të shenjës së Demit.
David Jester, autori britanik, kaloi dy vjet duke studiuar shenjat e zodiakut të disa prej vrasësve serialë më famëkeq në botë. Gjatë studimit të tij u vu re se më shumë vrasës në listën ishin të shenjës së Demit pasi ishin të lindur midis 20 Prill dhe 20 maj. Disa nga vrasësit serialë më të spikatur që kanë shenjën e Demit janë Levi Bellfield, Albert Fish, Steve Wright dhe Martha Beck.
Sipas studiuesit, arsyeja kryesore se përse Demat janë më të prirur ndaj këtij aktiviteti është sepse janë kokfortë, gjakftohtë dhe nëse i japin fjalën vetes për të bërë diçka – e realizojnë në çdo formë.
Gjithsesi ky studim nuk ka për qëllim të përgjitsojë duke akuzuar të gjithë ata Dema që jetojnë jetën e tyre pa u ngatërruar me të tilla bëma.