“ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Flaka Krelani flet për bashkëpunimin me reperin e grupit të 2Pac – AlpeGossip
“ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Flaka Krelani flet për bashkëpunimin me reperin e grupit të 2Pac

“ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Flaka Krelani flet për bashkëpunimin me reperin e grupit të 2Pac

Këngëtarja Flaka Krelani ka bërë së fundmi realitet një ëndërr të cilën e ka pasur prej kohësh.

Ajo ka sjellë  një bashkëpunim me reperin Young Noble, nga grupi Outlawz i 2Pac.

Bashkëpunimi titullohet “Playa” dhe për këtë këngë, Flaka ka bërë një rrëfim për “Prive”.

Këngëtarja ka treguar se Young Noble e ka pranuar bashkëpunimin brenda 24 orëve, madje ai e quan Flakën “Mbretëresha e Kosovës”.

Këngëtarja ka treguar se ka qenë shumë e lehtë të bashkëpunoje me Young Noble, ndërsa më herët është shprehur:

“E lumtur të ju njoftoj se PLAYA vjen në bashkëpunim me një prej artistëve më të mirë të të gjitha kohërave në Hip Hop, Young Noble, një prej anëtarëve të grupit Outlaw, besoj që jeni gati. Unë u rrita duke dëgjuar 2Pac, Outlawz, dhe kjo është një ëndërr e imja e bërë realitet. Faleminderit Young Noble që e realizove, ju vlerësoj shumë dhe ju dua.”

https://youtu.be/he8IltR79kk