CILA JA KA MARRË BORXH TJETRËS? Tayna dhe Vildane bëjnë ”XING” me të njejtin fustan – AlpeGossip
CILA JA KA MARRË BORXH TJETRËS? Tayna dhe Vildane bëjnë ”XING” me të njejtin fustan

CILA JA KA MARRË BORXH TJETRËS? Tayna dhe Vildane bëjnë ”XING” me të njejtin fustan

Prej disa ditësh tashmë, e dimë se Tayna dhe Vildane Zeneli po kalojnë disa ditë të bukura pushimesh. Gjatë gjithë kohës ato postojnë foto ku duket se janë me njëra-tjetrën dhe po kalojnë shumë mirë së bashku.

Ditën e djeshme, Vildane postoi një video në storyn e saj të Instagramit, ku duket e veshur me një fustan të shkurtër bojqielli me rripa. Ajo duket shumë seksi me atë veshje që i nxjerr format në pah por kjo nuk është e vetmja gjë që na tërhoqi vëmendjen.

Ju duket si i njohur ky fustan?

Në fakt është, sepse ja kemi parë Taynës të veshur në videoklipin e këngës ”Pasite”. Nuk e dimë nëse Vildane ja ka marrë borxh ose e kanë të dyja njësoj, por ajo që ja vlen të thuhet është se të dyja bukuroshet duken super seksi me këtë fustan. /AlpeGossip.al