Një sezon i ri po fillon dhe stilistët e brandet e modës nxitojnë për të prezantuar koleksionet e reja.
Revista prestigjoze “Vogue” na njeh me të rejat më të fundit nga moda, e konkretisht me trendet më të fundit të palltove të cilat të themi të vërtetën duken tepër të “çuditshme”.Kjo nuk mund ti kalonte pa i tërhequr vëmendjen as Olti Currit.
Opinionisti i famshëm , i cili njihet për natyrën e tij ironizuese,ka postuar në instagram duke ju referuar stilit të çuditshëm të palltove.
“Palltot për vitin 2018-2019 që propozon Vogue janë krijuar për gra që punojnë,ngasin makinën,janë në telefon dhe njëkohësisht bëjnë pazarin…vetëm që larg qoftë ti kruhet koka ose b*tha”, shkruan Olti.
“Ky model quhet:kush do mi gjej pak çelsat në çantë të mbyll derën e shtëpisë”,vazhdon ai teksa na paraqet një tjetër model palltoje i cili nuk duket aspak praktik.
A ka të drejtë Olti?