“I fryva vithet në një bodrum ku dikush vdiq!” Këngëtarja tregon historinë e pabesueshme – AlpeGossip
“I fryva vithet në një bodrum ku dikush vdiq!” Këngëtarja tregon historinë e pabesueshme

“I fryva vithet në një bodrum ku dikush vdiq!” Këngëtarja tregon historinë e pabesueshme

Cardi B ka pranuar se ka marrë injeksione në mënyrë të jashtëligjshme në të pasme, në një bodrum në Queens.

Reperja 25-vjeçare, e cila është duke pritur fëmijën e saj të parë, kujtoi dhimbjen torturuese që përjetoi pasi iu nënshtrua procedurës së rrezikshme, në një intervistë për GQ këtë javë.

Autorja e hitit “Bodak Yellow” tregoi se arsyeja përse vendosi të ndryshojë pamjen e saj katër vite më parë, ishte tradhtia.

Ajo zbuloi se i dashuri e kishte tradhtuar me një femër që kishte të pasme të mëdha. Për të zmadhuar fundshpinën e saj, Cardi pagoi 800 $ dhe ndërhyrja u bë në një bodrum në Queens të Nju Jorkut.

Megjithatë reperja, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, nuk ua këshillon këtë ndërhyrje femrave të tjera:

“Ata nuk i mpijnë vithet me asgjë. Ishte dhimbja më e çmendur që kam pasur ndonjëherë. Ndjeva sikur po më binte të fikët. Ndjeva sikur isha e tronditur dhe kjo gjendje vijoi për 5 ditë”.

Vendimi për të rritur madhësinë e të pasmeve, gjithashtu ndikoi në punën e saj të mëparshme si striptiste, falë të cilave fitoi më shumë para.

 

Kjo bëri që Cardi B të ishte e kënaqur me rezultatin dhe ta mendonte sërish një ndërhyrje të dytë, por kurrë nuk e bëri atë:

“Në kohën kur po shkoja ta bëja, zonja u arrestua për shkak se kishte vrarë dikë”, tha ajo.

Ajo nuk e identifikoi gruan, por Cardi po fliste për Tamira Mobley, e cila aksidentalisht vrau një studente në vitin 2013 duke injektuar silikon toksik në të pasmet e saj.

Mobley u burgos në janar 2018 pasi u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së dytë.