“MË KANË VËNË NË SIKLET”/ Flet deputetja që u shpall më e bukura (FOTO) – AlpeGossip
“MË KANË VËNË NË SIKLET”/ Flet deputetja që u shpall më e bukura (FOTO)

“MË KANË VËNË NË SIKLET”/ Flet deputetja që u shpall më e bukura (FOTO)

Këtë të Shtunë, e ftuar në emisionin e Rudinës, ishte znj.Meral Uzeiri Ferati, deputete e Parisë Demokratike Shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Ajo konsiderohet si një nga deputetet më të bukura dhe këtë pasdite ka rrëfyer a i ka parë ndonjëherë komplimentet si pengesë, apo si është ndjerë ajo kundrejt tyre.

Deputetja ka treguar se sot nuk e ka më problem, por dikur në fillimet e saj në politikë, është ndjerë shumë në siklet. Gjatë intervistës me Rudinën, ajo është shprehur se lajmet që bëheshin për të atëherë ishin për shkak të bukurisë dhe jo për deklaratat apo qëndrimet e saj politike.

Ajo e ka parë bukurinë si pengesë pasi ajo nuk i ishte futur rrugës së politikës për t’u ndjerë e bukur. “Defenitivisht është pengesë. Kur kam bërë disa vite, sigurisht nuk i marr shumë ato komplimentet. Mirëpo në fillim ishte vështirë. Sepse kur u bëra deputete thjesht në fillim sa e mora mandatin, ende pa thënë një qëndrim si politikane, unë dola lajm si një deputete më e bukur. Nuk u ndjeva shumë mirë sepse e kam pasur handikap tërë jetën. Sepse me atë pamjen fizike sikur mundohen të t’i mbulojnë atributet e tjera, kualitetet që ke si grua. Mirëpo pasi arrin të etablohesh, pastaj ai atribut i bukurisë kur ta thonë se je i bukur, e pranon më ndryshe. Në politikë njerëzit të votojnë që t’u zgjidhësh hallet atyre, edhe vetë lajmi se Merali është zgjedhur si më e bukura nuk iu vjen mire….”, është shprehur deputetja Meral Uzeiri Ferati.