EKSKLUZIVE/ Pas emisionit rrëfehet Linda Rei: Silvana mohon fëmijët e vet! Fitova debatin përballë injorancës me… (INTERVISTA) – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Pas emisionit rrëfehet Linda Rei: Silvana mohon fëmijët e vet! Fitova debatin përballë injorancës me… (INTERVISTA)

EKSKLUZIVE/ Pas emisionit rrëfehet Linda Rei: Silvana mohon fëmijët e vet! Fitova debatin përballë injorancës me… (INTERVISTA)

Linda Rei është një nga personazhet më të komentuara të medias shqiptare rozë dhe kjo për faktin se është një person tepër i çiltër dhe i sinqertë. Ajo njihet si një vajzë shumë e guximshme pasi në një botë të mbushur me paragjykime, Linda zgjodhi të jetojë ëndrrën e saj.

Ditët e fundit ajo ka qenë shumë e komentuar për shkak të debatit në të cilin u përfshi së bashku me deputetin Kujtim Gjuzi, Zv,presidenten e Partisë Konservatore dhe njëkohësisht ish Missin Shqiptar Silvana Bushatin dhe pastorin Akil Pano.

Në një intrvistë ekskluzive për AlpeNews.al, Linda Rei i rrëfen…të gjitha.

Intervista

Mendon se gjatë emisionit të së enjtes pati paragjykime nga paneli përballë?

Atëherë, të them të drejtën , jo nuk jam ndjerë aspak  e sulmuar sepse normalisht un e dija shum mire kush ishin të ftuarit kështuqë vendosa unë të shkoja apo të mos shkoja në emision. Më ”kapi” fakti se unë e dija që do të ishte një politikan, një pastor por nuk i njihja thjesht kush ishin këta njerëz. Kur pranova mendova se do të kisha një përballje dhe një debat me njerëz me gjithë mend të kulturuar dhe me inteligjencë që të dinin të ndanin idetë personale nga faktet sepse shumë shpesh kanë bërë  shumë gabime dhe kanë thënë disa fjalë sikur sot e kësaj dite jemi dakord, s’jemi dakord, është një vendim. Thjesht fakti që unë jam kjo që jam dhe ligjet e shkenca pranojnë dhe ofrojnë mundësinë që të bëhem ka rëndësi. Pra nëse ti je ose jo dakord, kjo është diçka për të cilën nuk i çahet koka njeriu. X është dakord apo s’është dakord, thjesht është mendimi jot dhe ti politikan mund të flasësh për çfarë janë ligjet dhe faktet. Ndërsa për Silvanën, nuk e dija mirë kush ishte dhe përse ishte aty. Mendoja se thjesht kishte ardhur për të eskpozuar dhe reklamuar veten aty  se ndoshta kohët e fundit kishte nevojë për, nuk e di, për lek dhe ndoshta do kapte ndonjë të ri, nejse nuk i vura shumë vëmendje se thashë okej, ç’më duhet mua. Kushedi për çfarë kishte ardhur. Pastaj kuptova shumë shpejt arsyen e saj aty. Thjesht për të lënë nam, ashtu siç la.

Nëse pati paragjykime, si ndikuan tek ti?

Paragjykimet, nuk ndikuan absolutisht mbi mua sepse jam një njeri që kam jetuar dhe jetojë jetën time prej shumë vitesh, kështu si femër që jam. Nuk ekziston njeri në këtë botë që mund të më thyejë ose të më bëjë të ndihem e paragjykuar sepse kur ofendimi vjen nga një person që nuk vlen, ofendimi është zero.

Çfarë mendimi ke për njerëzit që akoma nuk janë mësuar me ty dhe ndryshimin që ke bërë me veten sepse pak persona kanë guximin të bëjnë çfarë bëre ti prej frikës së paragjykimeve?

Njerëzit kanë gjithmonë frikë nga paragjykimet por varet nga vendi ku jeton dhe mundësitë që të jepen në jetë dhe normalisht unë mendoj se në Shqipëri problemi më i madh është se njerëzit nuk kanë kushte, kështu që edhe nëse do të donin të merrnin vendimin që të bëheshin si ndihen nuk kanë thjesht mundësitë. Un mund të flas vetëm për veten time në Itali sepse është shumë ndryshe dhe kurrë nuk e kam menduar këtë pyetje, se çfarë mendoj për njerëzit që nuk janë mësuar me mua. Është vështirë të krahasosh Shqipërinë me Italinë sepse janë jo vite, por botë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Mendimet apo ”sulmet” gjatë emisionit të bënë të pendohesh për vendimin që ke marrë?

Të pendohem?! Zgjedhja e jetës time dhe çfarë kam bërë unë nuk është një prerje flokësh apo një lyerje, që të pendohem pse e bëra këtë veprim. Nuk ke pse pendohesh. Është diçka që s’ke pse të pendohesh. Unë kjo jam ndjerë gjithmonë, thjesht kam përshtatur trupin me atë që ndihesha.

Çfarë dëshiron ti thuash Silvanës si një përgjigje plus për gjërat që u thanë në emision?

Silvanës thjesht dua ti them që përpara se të bëhet merak nëse çuni i saj do marri shembull nga unë, është diçka që nuk mund të merret shembull dhe as nuk është sëmundje ngjitëse. Nuk nënkupton diçka si të tipit që mund ti thuash dikujt bëhu mashkull ose femër sepse nuk është një zgjidhje kështu se nuk di çfarë të bësh. Thjesht Silvana duhet të bëhet merak për dy fëmijët që ka dhe që i mohon që ditën që ishalla, shpresoj për atë që s’do ta pyesin kurrë, pse mami na ke mohuar apo pse ske folur kurrë për ne sepse do të jetë një ndikim shumë i madh në jetën e tyre. Thjesht shpresoj që vajza e Silvanës nuk do të bëhet si nëna e vet. Që të mohojë fëmijët e vet, për çfarë? Ti nuk po mohon se ke bërë një vjedhje dhe të vjen turp ose je penduar, ti po mohon fëmijët e tu. A kupton se çfarë do të thotë? Mendoj se duhet të bëhet merak për edukatën dhe jetën që po i jep atyre fëmijëve. Dhe vajza e vetë duke parë nënën e saj të veshur si prostitutë, shumë respekt për prostitutat, sepse të paktën thonë çfarë janë dhe nuk sillen si prostituta, vishen si prostituta dhe pastaj hiqen si murgesha me 4 fakultete sepse as të blera nuk i ka ato fakultete sepse është një njeri që vlen zero dhe nuk ka pikën e kulturës.

A has shpesh komente të njerëzve në rrugë, apo çdo gjë është kthyer në normale për ty?

Komente që has në rrugë, për shembull kur jam në Shqipëri, janë gjithmonë njerëz që më përgëzojnë dhe më thonë bravo për këtë që jam dhe si jam. Edhe në studion e 360 gradë ka patur persona nga publiku që më kanë mbështetur kur është thënë diçka ofenduese për mua. Kjo është diçka që ma mbush zemrën me lumturi.

Cilat janë disa nga komentet që ke marrë nga njerëzit pas emisionit të së enjtes?

Ndoshta është hera e parë që kam patur shumë mesazhe nga njerëzit duke më thënë bravo ose komplimente dhe forca jote është inteligjenca. Por, mua më duket sikur kam luajtur një lojë me tre fëmijë. Më duket sikur kam ”fituar” vetëm sepse injoranca tyre ishte shumë e madhe . Më shumë jam argëtuar se jam ofenduar. Dhe aktrimi që pata në disa momente që duket sikur u mërzita ishte thjeshtë sepse nuk pranoja dot, injorancën dhe nivelin e ulëtë që kishin arritur. Kjo më acaronte dhe jo fakti se ishin ose jo dakord sepse nuk më interesonte kjo pjesë, ishte thjesht mendimi i tyre dhe ashtu ngelet, nuk ndryshon asgjë në jetën time.

Ju shqetëson fakti që pavarësisht se ju jeni e lumtur, ka njerëz që mund të mos ju pranojnë për këtë që jeni?

Faki që  ka njerëz që nuk më pranojnë për këtë që jam nuk më shqetëson sepse asnjeri në këtë botë nuk është i pranuar nga të gjithë. Ky është një fakt shumë i thjeshtë. Jemi njerëz dhe në vend të parë jam unë që shumë njerëz ose gjëra nuk i pranojë kështuqë nuk kam si të pretendoj që gjithë njerëzit të më pranojnë dhe të më duan. Kjo është e pamundur, është utopi që e gjithë bota të jenë dakord me gjithçka. Thjesht, dua të them diçka, një thënie shumë e madhe. Liria ime mbaron aty ku fillon liria jote dhe derisa unë nuk prek lirinë tënde opse të dikujt tjetër pra jam thjeshtë unë. As plus as minus po thjehst kam jetën time. Njerëzit duhet të kuptojnë se çdo njeri ka të drejtën të bëjë atë që do derisa nuk prek jetën e dikujt tjetër. Pastaj fundja, për këta njerëz që nuk janë dakord me zgjedhjen time, çfarë do ti ndryshonte nëse unë u bëra femër ose ndjenja mashkull. Nëse do të isha mashkull çfarë do të fitonin ata në jetën e tyre, një gjë konkrete të vërtetë. Çfarë do ti ndryshonte në jetë që janë kaq të egër ndaj zgjedhjes time. Këtë do doja të dija. Nëse do isha mashkull do kishe më shumë para, më shumë lumturi? Çfarë gjëje ndryshe do të jetonin po të isha mashkull që nuk mund ta jetojnë tani që unë po jetoj jetën time siç kam dashur gjithmonë, pra si femër?

Përgatiti: AlpeNews.al