BËHUNI GATI/ Tayna na tregon modelin më ‘IN’ të flokëve për momentin – AlpeGossip
BËHUNI GATI/ Tayna na tregon modelin më ‘IN’ të flokëve për momentin

BËHUNI GATI/ Tayna na tregon modelin më ‘IN’ të flokëve për momentin

Tayna mund të na çudisë me tekstet në këngët e saj, mirëpo ajo mund të na japë edhe ide edhe për tendencat më të fundit të modeleve të flokëve. Mbase nuk e keni parë me kujdes, por Tayna së fundmi ka një model flokësh të preferuar dhe nuk po i ndahet. Asaj i shkojnë shumë, por mund t’i provoni edhe ju pasi duket i lehtë për t’u realizuar.

Modeli: Flokët duhet të jenë kaçurrele dhe dy baluke duhet të qëndrojnë përpara. Ky është në fakt një model që mund t’i shkojë për shtat edhe një veshjeje serioze, por edhe nëse jeni një vajzë me stil të Tayna-s, më ekstravagante, herë-herë edhe sportive, ky model flokësh mund t’ju përshtatet. Prandaj, mësoni nga Tayna jo vetëm tekstet e këngëve, por edhe modelin e flokëve më “IN” të momentit.

View this post on Instagram

Fillum tu pi per dashni prap💃🏻

A post shared by Tayna (@tayna) on