Lindita duket se është zemëruar keq nga puthja që i dhuroi Çimi Stelës pasi kjo e fundit u deklarua për të.
Lindita, e cila po priste një takim me Çimin, i tha se do e ketë në ëndërr gjithmonë ndërsa paralajmëroi se raporti i tyre do të ndryshojë kur të përfundojë programi.
Lindita: E shikon loja që u vërtetua.
Çimi: Na vjen keq që kemi dhënë ndonjë puthje në privat dhe fshehurazi. Këtu të gjykojnë. E dinë të gjitha që pëlqimi im ka qenë shumë për Stelën. Më vjen keq për Linditën, shumë respekt.
Lindita: S’jam bërë për keq çuno, mua do më kesh në ëndërr gjithmonë. Nuk gënjej, e vërtetove puthjen që keni dhënë.
Stela: Pse na e prish momentin, qetësohu.
Lindita: O Stela, mos më ngatërro me ndonjë që je mësuar, mos të duket vetja super. Do e shihni kur të mbarojë programi se si do të shkojë raporti i tyre.