FESTOI 28 VJETORIN/ Ja kush ja bleu Greta Koçit dhuratën e shtrenjtë (FOTO) – AlpeGossip
FESTOI 28 VJETORIN/ Ja kush ja bleu Greta Koçit dhuratën e shtrenjtë (FOTO)

FESTOI 28 VJETORIN/ Ja kush ja bleu Greta Koçit dhuratën e shtrenjtë (FOTO)

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Greta Koçi ka festuar ditëlindjen. Ajo mbushi 28 vjeç dhe në kuadër të kësaj dite të rëndësishme organizoi dhe një mbrëmje të bukur mes miqsh.

Urimet dhe dhuratat për të nuk kanë munguar dhe falë tyre 28 vjetori është kthyer për Gretën në një ditë vërtetë të veçantë. Gjatë mbrëmjes këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe të ngushtë që i tregonte dhe linjat trupore.

Greta nuk ka hezituar t’i ndajë dhuratat e marra me ndjekësit e saj në Instagram dhe si rrjedhojë ka publikuar mjaft foto në ‘Instastory’. Mes dhuratave të marra ka rënë në sy një dhuratë e shtrenjtë dhe shumë e bukur nga një producent muzikor, Gëzim Shehu. Ai e ka surprizuar Gretën me një palë vathë të markës ‘‘Swarovski’ të cilët kanë marrë gjithë vëmendjen.