Pak ditë më parë nëpërmjet një videoje, aktorja e njohur Olta Gixhari zbuloi se ishte në një lidhje. Ajo shfaqej e veshur me rroba banjo, ndërkohë që pranë videos kishte shkruar: “E bërë nga dashuria ime”.
Ditën e sotme aktorja e njohur feston ditëlindjen dhe surprizën më të bukur e ka marr në mesnatë. Olta ka publikuar një tortë me një qiri të shkëputur nga një darkë romantike. Ndërkohë që në mëngjes ka publikuar një tufë me trëndafila të kuq që me siguri ja ka dhuruar partneri.
Olta mbush sot 33-vjeçe dhe siç duket kjo ditëlindje e ka gjetur më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë më parë.