Ditën e djeshme, moderatorja Marina Vjollca i nxori sekretin motrës së saj Luana, duke zbuluar se shumë shpejt moderatorja do të bëhej ndërkombëtar.
“Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”, shkruante Marina duke nënkuptuar se Luana do të sillte një këngë të re me një këngëtar të huaj.
Së fundmi, ‘Gazeta Express’ ka siguruar disa foto të Luanës dhe këngëtarit me famë botërore Faydee. Sipas tyre, Luana do të sjell një bashkëpunim me Faydee, i cili ndër vite ka sjell një sërë këngësh që janë kthyer në hite.
Faydee po qëndron aktualisht në Kosovë dhe së fundmi ka publikuar dhe një foto nga Prishtina ku ka shkruar: ‘Mirëmëngjesi’ në shqip.