Pak javë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se Marina Vjollca është shtatzënë dhe dyshimet u shtuan akoma më tepër kur moderatorja rralloi postimet në Instagram. Zërat u shuan kur Marina u rikthye duke postuar foto ku dukej edhe barku i sheshtë. E ftuar sot në “Xing me Ermalin” është Luana dhe moderatori e pyeti nëse Marina dhe Geti kanë ndërmend të bëjnë ndonjë beb meqënëse të gjithë pasi martohesh janë kuriozë të dinë kur do bëhet bebi.
“Marina kur ka qenë e vogël ka rrahur djem, po ta them edhe një herë këtë”, u përgjigj Luana, referuar historisë që tregoi pak më parë që Marina kur ishin në 8-vjeçare i rrihte djemtë. Mirëpo kështu Luana sapo i shtoi dyshimet mbi shtatzëninë duke qenë se zgjodhi të mos përgjigjet mbi këtë temë ndërkohë që thjesht mund ta kishte mohuar.