INTERVISTA/ Pas MBARIMIT të “DWTS” Aulona flet për AlpeNews: E kam thënë dhe më përpara, Soni ishte një… – AlpeGossip
INTERVISTA/ Pas MBARIMIT të “DWTS” Aulona flet për AlpeNews: E kam thënë dhe më përpara, Soni ishte një…

INTERVISTA/ Pas MBARIMIT të “DWTS” Aulona flet për AlpeNews: E kam thënë dhe më përpara, Soni ishte një…

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e spektaklit “Dancing With The Stars”. Spektakël i cili u rikthye në ekranin e Vizion Plus pas dy vitesh mungesë.

Soni, Aulona, Landi, Viktori, Amos dhe Kristi ishin 6 personazhet e mbetur në garë, të cilët performuan në zhanre të ndryshme të kërcimit.

Fillimisht nga gara ikën Kristi dhe Viktori, më pas Landi dhe Amos, duke lënë në fund të garës gazetaren Aulona Musta dhe këngëtaren Soni Malaj.

Vendimi i publikut ishte që Soni ta fitonte garën e “Dancing With The Stars 7”.

Pas këtij vendimi e kontaktuar nga AlpeNews.al Aulona Musta u shpreh se: Soni ishte një ndër konkurentet më të forta.

Intervista e plotë:

Si ndiheni pas perfundimit të spektaklit?

AulonaE lodhur! Kanë qenë 3 muaj shumë intensive për mua dhe më në fund do kem mundësi t’i rikthehem jetës dhe ritmit normal.

 A mendon se i ke shfrytezuar sa duhet “debatet” që ke bërë me jurinë, duke pasur parasysh interesin e audiences ndaj tyre?

Aulona: Ka pasur debat, por nuk kanë qenë qëllim në vetvete. Duke qenë se ky edicion i “Dwts” ka qenë i menduar dhe si një formë reality, patjetër që debatet ishin pjesë e skenarit dhe spektaklit. Mendoj se ai që i ka shfrytëzuar më shume debatet e mia dhe Gracianos për audience ka qenë vete produksioni dhe spektakli, me dëshirën dhe vetedijën time padyshim. Kam qenë një P.R i mirë le të themi për këtë edicion të “Dwts”

Çfarë mendoni për fitoren e Sonit, dhe a pati një komunikim mes jush pas fitores?

Aulona: Unë e kam thënë shpesh, edhe kur më kane pyetur gjatë spektaklit, apo në klipet e javës që Soni ka qenë një ndër konkurentet më të forta dhe të preferuarat e mia të ketij edicioni.
 

Patet një reagim kur juria tha se Soni dhe partneri kishin ndërruar koreografinë, çfarë ndodhi?

Aulona: U thyen rregullat dhe mua, por dhe konkurenteve të tjerë kjo gjë nuk na pelqeu. Kjo solli një reagim mëse normal

Përgatiti AlpeNews.al 

Gazetare Kejsi Lama