DEMI LOVATO "FSHIN" SELENA GOMEZ/ Kërkon të shmangë "marrëdhëniet negative" - AlpeGossip
DEMI LOVATO “FSHIN” SELENA GOMEZ/ Kërkon të shmangë “marrëdhëniet negative”

DEMI LOVATO “FSHIN” SELENA GOMEZ/ Kërkon të shmangë “marrëdhëniet negative”

Demi Lovato ka fshirë disa miq të vjetër nga Instagram, duke vendosur mirëqenien e saj në plan të parë.

Një burim ka pohuar se këngëtarja nuk ndjek më Selena Gomez, Nick Jonas dhe Iggy Azalea sepse dëshiron të qëndrojë larg ‘marrëdhënieve të vështira’.

“Ajo dëshiron të përqendrohet te vetja dhe të shmangë çdo marrëdhënie negative,”-tha një burim për Entertainment Sonte. “Demi ka nevojë që ta rrethojë veten me njerëz që mbështesin qëllimet e saj dhe të qëndrojnë larg çdo negativiteti. Lovato ka bërë një rrugë të gjatë dhe është rritur emocionalisht si edhe është pjekur shumë gjatë këtij procesi.”

Këngëtarja është fokusuar tek rikuperimi i saj pasi për pak humbi jetën nga mbidoza në korrik.

Ajo qëndroi për 90 ditë në një qendër trajtimi, pasi u shtrua në spital pas mbidozës në shtëpinë e saj në Los Angeles.