FLORI MUMAJESI RIKTHEHET TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Pritet të “thyejë” shumë zemra (VIDEO) – AlpeGossip
FLORI MUMAJESI RIKTHEHET TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Pritet të “thyejë” shumë zemra (VIDEO)

FLORI MUMAJESI RIKTHEHET TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Pritet të “thyejë” shumë zemra (VIDEO)

Flori Mumajesi e ka gati këngën e re dhe do të vijë të dielën ta prezantojë në “Këngën Magjike”.

Kantautori i njohur shqiptar rikthehet pas shumë vitesh në skenën e festivalit shqiptar, me rastin e 20-vjetorit të tij.

Lajmin e ka dhënë Klajdi Haruni i cili ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video, ku shihet duke ndezur gjeneratorin e studios për të vazhduar punën, pasi energjia elektrike ishte ndërprerë.

Ndërkohë, “Prive” shkruan se kënga me të cilën Flori prezantohet këtë javë në Këngën Magjike do të quhet “Nuk të dua dot më pak”.

Nga titulli kuptojmë se do të jetë një këngë romantike që do të kthehet në një hit ashtu si kënga “Me fjalë të vogla”, me të cilën Flori u prezantua në festival në vitin 2015.