Ja 7 gatime tradicionale që duhet t’i provojë patjetër një i huaj në Shqipëri (FOTO) – AlpeGossip
Ja 7 gatime tradicionale që duhet t’i provojë patjetër një i huaj në Shqipëri (FOTO)

Ja 7 gatime tradicionale që duhet t’i provojë patjetër një i huaj në Shqipëri (FOTO)

Shqipëria mbetet ende një thesar i pazbuluar nga të huajt, dhe nuk e kemi fjalën vetëm për bukuritë e mëdha natyrore, por edhe për ushqimin dhe recetat tradicionale shqiptare që duhet t’i provojë me patjetër një i huaj në vendin tonë.

Pavarësisht se çdo zonë apo qytet ka ushqimet e veta tradicionale, ndonjëherë mjafton një klik për t’i pasur të gjitha, pa qenë nevoja të udhëtosh qytet më qytet. Falë aplikacionit online “Snapfood.al” ti mund të porositësh disa qofte të shijshme korçe pa qenë nevoja të udhëtosh deri atje. Por cilat janë gatimet tradicionale që duhet t’i provojë një turist kur vjen në Shqipëri?

1.Tavë Kosi

Tepër e shijshme dhe e ushqyeshme, Tava e Kosit jo më kot renditet në vend të parë si një ndër gatimet tradicionale që ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj. Tipike nga Elbasani, kjo tavë e veçantë (porosit këtu), ka fituar edhe çmim të parë në Itali, si gatimi më i mirë mes 26 gatimeve nga shtete të tjera.

2.Byreku

 

Gatimi i brumërave mbetet një specialitet më vete i trojeve shqiptare. Çdo vend i Ballkanit i jep këtij gatimi nuanca të rëndësishme të traditës vendase. I tillë është rasti i Shqipërisë që gatimin e byrekut e ka përvetësuar dhe përditësuar mrekullisht. Ne ju sugjerojmë që të provoni byrekun me gjizë (porosit këtu) i pjekur me mjeshtëri, që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.

3.Speca të mbushur

Mbetet një nga tavat më të kërkuara shqiptare me bazë perimesh të shijshme vendase. Specat e mbushur (porosit këtu) jo vetëm që do t’ju pëlqejnë shumë por do t’i kërkoni sërish si një nga recetat më të porositura për stinën e verës.

4.Qofte korçe

 

Të njohura ndryshe si kërnacka korçe (porosit këtu), ky gatim tipik nga qyteti i Korçës është aq i shijshëm saqë nuk do të mjaftoheni me një porosi. Pasi keni ngrënë një, do të kërkoni të dytën, të tretën e kështu me radhë.

5.Imam bajalldi

Është pjata verore më e shijshme. E njohur ndryshe si patëllxhanë të mbushur (porosit këtu), kjo tavë ka një larmishmëri perimesh të gatuara bashkë dhe një aromë fantastike që s’do ta harroni lehtë.

6.Jufka

Nëse po mendon për një darkë të shijshme për 3 persona, porosit tavën me jufka dhe pulë (këtu) Është speciale për të gjithë ju adhuruesit e brumërave dhe pastave.

 

7.Trahana

Trahanaja është një recetë që përgatitet në verë, por konsumohet më shumë në dimër. Disa e përgatisin trahananë të ëmbël me qumësht e gjalpë, disa të tjerë me kos, disa me lëng domatesh e të tjerë me lëng mishi. Një gjë është e sigurt, sido që ta gatuash, asnjë nuk i thotë “jo”.

Burimi: Snapfood.al