REPERJA E FAMSHME NDODHET NË TELASHE/ Stilisti e akuzon sepse nuk ia ktheu veshjet e marra hua – AlpeGossip
REPERJA E FAMSHME NDODHET NË TELASHE/ Stilisti e akuzon sepse nuk ia ktheu veshjet e marra hua

REPERJA E FAMSHME NDODHET NË TELASHE/ Stilisti e akuzon sepse nuk ia ktheu veshjet e marra hua

Nicki Minaj vishet shtrenjtë dhe këtë sapo e ka vërtetuar ish-stilisti i saj.

Ish-stilisti i  reperes, Maher Jridi, i cili e veshi atë për Javën e Modës në Paris vitin e kaluar, pretendon se ajo i detyrohet atij mijëra dollarë për veshjet që ka marrë hua, por nuk i’a ka kthyer kurrë. Thuhet Jridi u përpoq të zgjidhë çështjen jashtë gjykatës, por tani ai ka ngritur një padi pasi përpjekjet e shumta për t’u lidhur me ish-punëdhënësen e tij u injoruan.

Jridi e akuzone Minaj se i detyrohet më shumë se 13,000 dollarë veshje që Nicki ka marrë nga ai, por nuk ia ka kthyer kurrë. Më tej stilisti pretendon se reperja e famshme nuk e ka paguar atë plotësisht për shërbimet e tij. Dhe në padi ai ka thënë se kjo ka krijuar një vështirësi serioze financiare për të.

Tani, Jridi kërkon 73,000 dollarë dëmshpërblim nga Minaj.

Minaj ndërkohë ende nuk u është përgjigjur publikisht akuzave të ish-stilistit të saj.