Bashkëshorti që të gjithë do të dëshironin! Rudina Dembacaj merr dhuratën emocionuese për ditëlindje – AlpeGossip
Bashkëshorti që të gjithë do të dëshironin! Rudina Dembacaj merr dhuratën emocionuese për ditëlindje

Bashkëshorti që të gjithë do të dëshironin! Rudina Dembacaj merr dhuratën emocionuese për ditëlindje

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen e saj të 31-të. Ndryshe nga çdo vit Rudina ka zgjedhur ta festoj këtë ditëlindje në Barcelonë, ku po kalon disa ditë pushimesh së bashku me mikeshat e saj më të mira.

Mirëpo edhe pse larg njëri-tjetrit bashkëshorti i saj ka gjetur mënyrën më të bukur për ta surprizuar aktoren e njohur. Ai i ka dërguar një buqetë me lule, të cilën e ka shoqëruar edhe me një dedikim.

Pas kthimit në hotel Rudina është befasuar teksa ka parë buqetën me lule në dhomën e saj.

“Aleksi im,  jeta ime gjithmonë më surprizon”, shkruan Rudina krahas videos ku shfaqet e emocionuar teksa sheh buqetën me lule.