Kujtuam se Noizy po mbështeste Era Istrefin për arritjen e re, po ai tjetërkund e paska merakun - AlpeGossip
Kujtuam se Noizy po mbështeste Era Istrefin për arritjen e re, po ai tjetërkund e paska merakun

Kujtuam se Noizy po mbështeste Era Istrefin për arritjen e re, po ai tjetërkund e paska merakun

Siç dhe e dini, ka disa ditë që të gjithë mezi po presin lançimin e këngës zyrtare të Botërorit Rusi 2018, ku Era Istrefi do të jetë një nga këngëtaret e këtij projekti.

Normalisht që nuk kanë qenë të paktë as këngëtarët shqiptarë që kanë mbështetur kolegen e tyre, Erën në këtë arritje të sajën ndërkohë që një ndër më të veçantat ka qenë pikërisht Noizy, i cili tregohet i rezervuar dhe rrallë herë vendos të duartrokasë arritjet e të tjerëve.

Teksa ka postuar një foto ku Era është në xhirimet e klipit të këngës, Noizy shkruan: “Ditë e mirë” ndërkohë që Era i komenton: “Hahaha, lali. Neser do kërcejmë” – duke treguar kështu se ditën e nesërme do të publikohet kënga zyrtare e Botërorit.

E megjithatë, urimi i Noizy-t e pati “bishtin prapa” sepse ai ia kthen kështu Erës: “Era, vallen e Brazilit jashaaaa” – duke i bërë të gjithve të kuptojnë se ky i fundit është mbështetës i skuadrës së Brazilit. E në fakt, të shumtë janë ata shqiptarë që mendojnë njësoj si ai.