Një ditë pasi u martuan në një ceremoni katolike, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas vazhduan festimet e dasmës mbrëmjen e së dielës në një ceremoni tradicionale Hindu.
Ceremonia u zhvillua në pallatin e Umaid Bhawan në Jodhpur, në shtetin Rajasthan të Indisë veriperëndimore.
Kjo ishte dita e katërt e festimeve për aktoren indiane dhe këngëtarin amerikan, që njoftuan fejesën në gusht.
Në ceremoninë Hindu, u shkëmbyen fillimisht kurorat e luleve.
Nusja dhe dhëndri pastaj bënë zotimet e tyre rreth një zjarri të shenjtë ndërsa një prift kreu ceremoninë, e cila përfundoi me dhëndrin që vendosi vermilonin (pigment i kuq) në ballin e nuses.
Nusja u vesh me të kuqe. Të shtunën Jonas postoi një foto duke shijuar ritualin tradicional të Mehendit, ku nusja aplikon këna në duart e saj si shenjë e martesës.