NUSJA MË SEKSI E VITIT/ Aktorja e famshme martohet në plazhin e Meksikës (FOTO) – AlpeGossip
NUSJA MË SEKSI E VITIT/ Aktorja e famshme martohet në plazhin e Meksikës (FOTO)

NUSJA MË SEKSI E VITIT/ Aktorja e famshme martohet në plazhin e Meksikës (FOTO)

Aktorja Malin Akerman i ka dhënë fund beqarisë pasi lidhi kurorë me aktorin britanik Jack Donnelly pas një viti fejese.

Ata thanë “Po” në një ceremoni që u mbajt në plazh para familjes dhe miqve të afërm në Tulum të Meksikës, në bregun e Karaibeve.

Çifti i të sapomartuarve dukeshin shumë të lumtur teksa shëtisnin zbathur në plazh ndërkohë që dallgët lagnin këmbët e tyre.

Nusja 40-vjeçare dukej shumë elegante me një fustan ngjyrë rozë pas trupit me një të çarë elegante në anën e djathtë që i ekspozonte këmbët e tonifikuara, madje ndonjëherë më shumë seç duhej.

Dhëndri, 32 vjeç, kishte veshur pantallona blu të cilat i kishte përthyer deri poshtë gjunjëve dhe një këmishë me jelek në po të njëjtën ngjyrë.

 

Atmosfera u bë edhe më emocionuese kur u shfaq djali 5-vjeçar i Malin Akerman, i veshur i gjithi në të bardha.

Aktorja me origjinë suedeze, është e njohur për rolin e saj në filmat The Utopian Society (2003), Harold & Kumar Go To White Castle (2004), The Heartbreak Kid (2007), 27 Dresses (2008), Watchmen (2009), Couples Retreat (2009), Wanderlust (2012) dhe Rock Of Ages (2012).