“NUK KAM QENË SHUMË AKTIV”/ Gjiko tregon publikisht arsyen e fortë dhe të veçantë për mungesën e tij – AlpeGossip
“NUK KAM QENË SHUMË AKTIV”/ Gjiko tregon publikisht arsyen e fortë dhe të veçantë për mungesën e tij

“NUK KAM QENË SHUMË AKTIV”/ Gjiko tregon publikisht arsyen e fortë dhe të veçantë për mungesën e tij

Që prej lindjes së djalit të tij, Zëri, reperi Gjiko nuk ka qenë shumë aktiv në fushën e muzikës si edhe në llogarinë e tij në Instagram dhe për këtë ka pasur një arsye mjaft të fortë.

Gjiko sot ka reaguar me një postim në Instagram ku rrëfen se së fundmi më shumë i është përkushtuar familjes së tij dhe në vijim ka zbuluar publikisht se do të rikthehet më i fortë se kurrë më parë.

“Kohëve t’fundit s’jom kon shumë aktiv në Instagram, se ju kom përkushtu familjes ma shumë pasi që jon kon mujt e par’ bashkë me bebushin, po tash jem krejt stabil, dhe tani gjejeni çfarë? Unë jam kthyer. Gjiki ma i forti kështu deshi Zoti!”- shkruan reperi.

Rikujtojmë se Gjiko së bashku me moderatoren e njohur Elita Rudi janë bërë prindër për herë të parë më datën 20 shkurt të këtij viti.