MUNDOHET TA FSHEHË/ Rezarta Shkurta është shtatzënë dhe këtu kemi provën që… (FOTO) – AlpeGossip
MUNDOHET TA FSHEHË/ Rezarta Shkurta është shtatzënë dhe këtu kemi provën që… (FOTO)

MUNDOHET TA FSHEHË/ Rezarta Shkurta është shtatzënë dhe këtu kemi provën që… (FOTO)

Më 13 shtator të këtij viti Ermal Hoxha u lirua nga burgu dhe tashmë duket se familja po feston një tjetër gëzim.

Bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta ndau ditën e djeshme me ndjekësit një video, ku të tre bashkë me vajzën Hera zbukurojnë pemën e Krishtlindjeve.

Në shtëpinë e saj tashmë ndihet atmosfera festive, ndërsa kjo është hera e parë pas 4 vitesh që e gjithë familja është bashkuar dhe do të festojnë bashkë ndërrimin e viteve.

Ndërsa të gjithë e kishin mendjen te pema, fare mirë vihet re barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Rezarta njihet për fizikun e saj perfekt, ndaj pas shëndetit në bark dyshojmë se fshihet shtatzënia e këngëtares.

Familja duket se po feston një tjetër gëzim, ardhjen në jetë të një fëmije vitin e ardhshëm, të cilin ende nuk e kanë bërë publike.

Dyshimet lindin edhe nga ndjekësit e saj në Instagram, të cilët shkruajnë:

“Gëzuar t’ju zërë ky vit dhe duket se së shpejti do të vijë dhe i katërti”;

“U kënaqa duke e parë… Vitin tjetër qofshi më shumë në shtëpi (djalin)”.

Edhe më herët vajza e tyre Hera ka shprehur dëshirën për një motër dhe duket se prindërit do t’ia plotësojnë dëshirën.

Rezarta kujdeset që mos të dalë para kamerës, por barku i saj në profil është i dukshëm, ndërsa në disa momente mban dhe dorën sipër tij.

Ermal Hoxha u lirua nga burgu pas rreth 4 vitesh, ku qëndroi i akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.